Struga, ky qytet magjiplotë

Drini i Zi, qetë qëndisë FLAMURIN!
02.03.2013, Strugë
Alide Lloga
Bukuria e Strugës sonë buron nga shpirtrat tanë. Kësaj bukurie i bashkangjitem unë, ti dhe shumë të tjerë, të cilët me të vërtetë e duan vendin e tyre. Kur të gjithë ne do të falim vetëm pak nga vetja, natyrisht që Struga po atëherë do të merr udhën e duhur, pa lënë anash edhe bukurinë magjiplote. Të joshë kjo Strugë, ky qytet magjiplotë. Të joshë atdheu, të ‘‘robëron’’.
Kemi dëgjuar shumë të flitet për patriotizëm. S’do mend, se patriotizmi ka rrënjë të thella në shoqërinë shqiptare, saqë disa kanë flijuar vetveten për hir të atdheut. Shpesh dëgjojmë nëpër bisedat e përditshme të thuhet se: ‘‘iku koha e patriotizmit’’, pajtohem deri diku me këtë shprehje, por sërish patriotizmin ne si popull e kemi në gjak dhe sa herë bëhet fjalë për të (patriotizmin), na vlon shpirti. Nëse e ndjejmë veten patriotë dhe e duam bukurinë strugane ashtu siç është duhet ta dëshmojmë atë, pra ne si njerëz të qytetëruar nuk do të lejojmë veten të jetë e dorëzuar e të jetë e mposhtur, por ne do të dijmë se si do të falim dashuri për njëri-tjetrin, pa hile e pa mbulesa flamujsh partiakë. Ne nuk do të lejojmë të tradhëtojmë veten, e të mashtrohemi nga ogurzinjtë.
Të gjithë së bashku do të qëndisim të qetë FLAMURIN për Strugën tonë. Më pas, po të gjithë të angazhohemi për një Strugë më të mirë.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...