Struga nesër zhvillon “Vrapin e Poezisë”

Struga gjithmonë të magjeps me bukurinë dhe veçantinë e saj.
Ky qytet i cili shtrihet njëkohësisht në liqen dhe lumë, ka një bukuri të veçantë e cila dëshirojmë që të mos shuhet kurrë.
I njohur si ‘Qyteti i poezisë’, është koha që të thurim një poezi të re. Poezi të sportit, jetës së shëndetshme, poezi të shpirtit rinor i cili do të vlojë në shpirtin e Struganëve.
Është koha që së bashku të shkruajmë faqe të reja në qytetin e poezisë.
Ejani së bashku të vrapojmë, recitojmë, të zbavitemi…
Ashtu siç do të thonin struganët:
‘Ajde’ të vraponi me ne më 23 maj 2021!StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...