Struga për Vitin e Ri ndan 23 mijë euro

Me afrimin e festave të fund-vitit Komunat kanë filluar përgatitjet për dekorimin dhe organizmin e mbrëmjeve ose koncerteve për të kremtuar ndërrimin e mot-moteve. Qyteti i Shkupit nga buxheti i komunës ka ndarë 13 milion denarë për dekorimin e qytetit dhe krijimin e një fshati si Winterland, që do të jetë i përbërë nga shtëpi të vogla druri, borë artificiale dhe lojëra të ndryshme për fëmijë. Edhe komunat shqiptare pritet së shpejti të fillojnë me dekorimin dhe zbukurimin e territorit të tyre. Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit komunat kanë paraparë thuajse shumën e njëjtë të mjeteve për këtë qëllim.

Komuna e Çairit si çdo vit edhe këtë vit ka filluar procedurën për furnizim publik për dekorimin e territorit me rastin e festave të fundvitit. Për të bërë këtë proces dekorues komuna ka ndarë 1 milion 200 mijë denarë mjete të cilat janë të planifikuara por jo edhe definitive. Në varësi nga operatoret ekonomik të cilët do të konkurrojnë, kjo shifër mund edhe të shënoj ulje. Mjetet e parapara janë të dedikuara për dekorimin e pothuajse të gjithë territorit të Komunës së Cairit”- tha Kushtrim Alla, zëdhënës i Komunës së Cairit.

Gjithsej janë ndarë 1 milion e 200 mijë denarë për dekorimin e qytetit. Procedura për furnizim publik  tashmë është në shpallje. Jemi duke përgatitur një modalitet të programit për atë natë. Ashtu si çdo fundvit departamenti ynë për Kulturë organizon mbajtjen e koncertit  për ndërrimin e mot moteve”- pohoi Armend Fazliu, zëdhënës i Komunës se Tetovës.StrugaLajm

Programi parasheh buxhet prej 1 million e 400 mijë denar,prej kësaj shumë 600 mijë denar janë paraparë për ndriçimin apo dekorimin e qytetit të Strugës”- theksoi Resul Kaba ,kryetar i Këshillit të Komunës së Strugës

Ndërkohë Komuna e Gostivarit për shkak të borxheve të mëdha nuk e sheh të udhës që të të shpenzojë mjete në dekorimin e qytetit me rastin e festave të fund-vitit.StrugaLajm

Asgjë spektakulare, mendoj se Komuna e Gostivarit ka shumë borxhe, nuk kemi halle për të organizuar organizime spektakulare, kështu që do të shfrytëzojmë ndriçimin qe kemi pasur prej para 2 vjetëve dhe do t’i rregullojmë. Sasia e parave që do të investojmë nuk do të jetë më shumë se 5 mijë euro”- u shpreh Arben Taravari, kryetari I Komunës së Gostivarit.

Megjithatë Taravari nuk përjashton mundësinë e një organizimi modest në qendër të Gostivarit për nxënësit dhe nxënësit me nevoja të veçanta.

Valmira Zendeli

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...