Struga, sot feston Bajramin

Një kremte e madhe për myslimanët  në Strugë dhe Maqedoni dhe  kudo në botë është festa e Fitër Bajramit, një festë që vjen pas 30 ditëve agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muaji myslimanët u përmbajtën nga çfarëdo ngrënie nga agimi i diellit deri në perëndim dhe ushtruan disiplinë shpirtërore.

Pasi të falet namazi i Fitër Bajramit, muslimanët  urojnë njëri tjetrin me urimet më të ndryshme që përcjellin mesazhe paqeje, mirësie respekti, dashurie dhe mëshire. Shumica e myslimanëve e festojnë këtë Bajram të paktën 3 ditë.

Manifestimi qendror i Fitër Bajramit u organizua në xhaminë e Mustafa Pashës në ShkupNë orën 4:23 u fal namazi i sabahut, kurse namazi i Bajramit u fal në ora 05.38.StrugaLajm

Gjatë muajit të Ramazanit çdo mysliman  e ka për detyrim të japë sadakatul-fitrin. Fitri duhet të jepet para se të falet namazi i Bajramit, e nëse ndonjërit i kalon ajo kohë, atëherë ai sërish obligohet ta japë atë si kompensim.

Bajrami është dita kur takohet forca e të pasurit me dobësinë e të varfërit në dashuri, mëshirë dhe drejtësi nga shpallja e qiellit, titulli i të cilës është zekati, bamirësia dhe lehtësimi, është dita kur gëzohen fëmijët duke luajtur dhe duke u argëtuar, dita kur gëzohen të varfërit duke iu lehtësuar jeta dhe duke shijuar komoditet, dita kur farefisi takohen në bamirësi dhe kujdes për njëri-tjetrin, dita kur muslimanët bashkohen në falje dhe vizita reciproke, dita kur miqtë i ripërtërinë urat e dashurisë dhe elementet e afërsisë, dita kur shpirti fisnik i harron gabimet e të tjerëve ndaj tij, bashkohet pas ndarjes, pastrohet pas përnjollosjes dhe e përshëndet pas injorimit.StrugaLajm

 

Redaksia e Strugalajm.com të gjithë besimtarëve ua uron festën e madhe të Fitër Bajramit. Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet. Me shëndet!

In : Aktuale

Loading...
loading...