PËR FESTËN E BAJRAMIT!

Muhamet Borova

Duke besuar ndryshohen veprimet,duke lexuar ndryshohen mendimet, duke festuar ndryshohen ndjenjat. Bajrami është festë që të gjithë e festojnë agjëruesit dhe joagjëruesit,deistët dhe ateistë agnostikët dhe skeptikët. Festohet te pallatet me mermer dhe te shtëpizat me qerpiq.Në festën e bajramit zbutet individualizmi,përqafohen i urti,i sinqerti dhe hipokriti, politikani dhe shërbetori, pronari dhe punëtori.Në bajrmam kuptojmë se sa njerëz të dashur na mungojnë, sa të dashur nuk i kemi në sofrën e drekes së bajramit, nuk i kemi njerëzit që ishin pjesë e botës sonë të brendshme të cilët do të kishim dashur fort ti shtrëngojmë në përqafimin tone. Festa e bajramit është dekoracion i mirësisë,për një moment na bën ti harojmë ndarjet,zemërimet,lakmin, për një moment na zbuten zemrat. Prandaj fjala bajram dmth kthim në gjendjen e shpirtit të pastër,shpirtit të pafëlliqur ashtu siç e ka bër Zoti.Është festë kur ndahen urimet reciproke me dëshira qëllim mirëse, festë që ditën na e bën të bukur si ëndra. Miq të nderuar urime festën!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...