Struga Trim Lum përsëri në Tetovë, tani sfidon Shkëndijën

Java e dytë në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut filloi të premten me përballjen Sileksi – Pelisteri, e njëjta vazhdon sot me një përballje, ajo mes Rabotniçkit dhe Bellasicës, për tu kompletuar java e dytë të dielën ku në program janë paraparë të zhvillohen  katër përballje

Bujar KURTAJ

Shkup, 15 gusht – Si në javën e parë, edhe në javën e dytë nuk do të mungojnë ndeshjet derbi. Spikat përballja mes dy ekipeve shqiptare, Shkëndija dhe Struga Trim Lum. Për skuadrën strugane do të jetë kjo ndeshja e dytë si mysafir dhe përsëri me skuadër tetovare. Cekim në hapjen e sezonit, Struga Trim Lum luajti baras 0-0 me Renovën, ndërsa tani do të sfidojë djemtë e trajnerit Ernest Gjoka, ku në letër shihen favorit për tre pikët. Ndryshe, edhe skuadra kuqezi në javën e parë luajti baras 2-2 më FC Shkupin në Çair, andaj në stadiumin e tyre ku nuk do të jenë prezent edhe këtë javë publiku, do të tentojnë ti arkëtojnë tre pikët e parë. Kështu thotë edhe kapiteni i ekipit Ezgon Bejtullai.

“Shkëndija kërkon tre pikë në çdo ndeshje dhe duke ditur se nisëm kampionatin me barazim, tani është koha të marrim tre pikëshin e parë në sezonin e ri. Kur them këtë në asnjë moment nuk them që do jetë lehtë dhe gjithmonë flas me respekt maksimal për ekipin e Strugës. Por, besoj të jemi në nivel, vlerësoj se forma jonë shkon në ngritje e sipër, kështu që me maksimumin e çdo individi pres tre pikë nga përballja e ditës së diel”, shprehet për gazetën Koha, kapiteni i Shkëndijës, Egzon Bejtullai.RELATED POSTS

Në anën tjetër, njëri prej futbollistëve më të mirë në radhët e skuadrës strugane, Florent Osmani thotë se ai dhe shokët e skuadrës janë të vetëdijshëm se me çfarë kundërshtari do të përballen të dielën, por thotë se janë të përgatitur për të arritur edhe një tjetër rezultat pozitiv. “Duke pasur parasysh ecurinë e ndeshjes, jemi të kënaqur me barazimin ndaj Renovës javën e kaluar, pasi që dihet se gjithmonë ndeshjet e para janë të vështira, posaçërisht nëse luan si mysafirë. E dimë se kemi një kundërshtar siç është Shkëndija, por ne jemi përgatitur gjatë maksimalisht gjatë kësaj jave. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe besoj që do të dalim nga kjo ndeshje me rezultat pozitiv”, deklaroi për Koha, Osmani.StrugaLajm

Derbi ndeshja tjetër do të zhvillohet në Çair, ku FC Shkupi do të pret Makedonija Gj.P. Kjo e fundit e nisi sezonin me fitore ndaj Rabotniçkit, për dallim prej bardhekaltërve që luajtën 2-2 me Shkëndijën. Akademija Pandevi do të pret Vardarin, ndërsa Rnova do të jetë mysafire e Borecit në Veles. Të gjitha ndeshjet e javës së dytë në LPFMV do të zhvillohen në ora 17.00.

E shtunë
Rabotniçki – Bellasica

E diel
Shkëndija – Struga TL
Boreci – Renova
Akademija P. – Vardari
Shkupi – Mak.Gj.P.

In : Aktuale

Loading...
loading...