Struga pa ujë deri më ora 10.00,shkak rrufeja

Rrufeja dëmton Transformatorin e energjisë elektrike te pompat në fshatin-Shum.

Për shkak të motit të keq dhe me shumë shkarkime elektrike (rrufe), një e tillë i ka rënë pikërisht Transformatorit të energjisë elektrike që furnizon me rrymë pompat në stacionin pompues për ujë të pijshëm në fshatin Shum të cilin e ka dëmtuar shumë.
Si pasojë e kësaj sot deri në ora 10:00 do të ketë furnizim të dobët me ujë në gjithë qytetin dhe fshatrat e Komunës së Strugës dhe me këtë njoftim apelojmë tek të gjithë konsumatorët që të ndërmarrin masat e nevojshme për të pasur ujë të pijshëm të paktën për nevojat themelore derisa të bëhet sanimi i këtij defekti.

Ekipet tona janë në vendngjarje së bashku me ekipet e EVN Maqedonisë, dhe po bëjnë përpjekje maksimale që Transformatorin ta vënë në funksion sa më shpejt që të normalizohet furnizimi me ujë të pijshëm.
Ju lutemi për durim dhe mirkuptim,
Me respekt, StrugaLajm

NPN Proaqua Strugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...