Të nderuar qytetarë të Komunës së Strugës,
Ekipet e NP Komunale Strugë si dhe kompanitë e kontraktuara nga Komuna për pastrimin e rrugëve punojnë në vazhdimësi në terren për pastrimin e borës në qendër, nëpër mole dhe trotuare të Qytetit të Strugës, si dhe rrugët nëpër gjitha vendbanimet tjera.
Për shkak të efikasitetit dhe të shmangjes së cfardolloj pengese në zhvillimin e komunikacionit, JU LUTEMI QË MOS I PARKONI NË RRUGË SIDOMOS BRENDA QYTETIT. Kjo për arsye se pengon nëpastrimin efikas të rrugëve dhe për të shmangur cdo lloj dëmi eventual në automjetet tuaja.
Ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës.