1 milionë euro, kërcovari ka tentuar t’i pastrojë, zbulohet nga policia

– Departamenti për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së, deri te  PTHP ka parashtruar kallëzim penal kundër N.SH. (39) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale – “pastrim të parave dhe të ardhurave të tjera të veprës ndëshkuese, me ç’rast në periudhën prej 1 janar të vitit 2016 e deri më 24 gusht të vitit 2017 në qarkullim ka lëshuar gjithsej 63.845.147 denarë apo 1.038.132 euro të fituara në mënyrë të paligjshme.

I dyshuari, me qëllim që mjetet në para të fituara në mënyrë të paligjshme t’i fshehë nga organet tatimore shtetërore, nga bankat komerciale ka marrë kredi në emër të tij si person fizik, si dhe në emër të dy personave, të punësuar në subjektin juridik në pronësi të tij, ndërsa kreditë me kohë janë shlyer.StrugaLajm

Gjithashtu, theksojnë nga MPB, N. SH. me qëllim të shumës së plotë mjete në para të fituara në mënyrë të paligjshme t’i transferojë  në llogaritë e transaksioneve të hapura në emër të tij në bankat komerciale në shtet, ka kryer edhe më tepër transaksione të pjesshme  “nga” dhe “ndaj” personit fizik “SHEJDOTRANS”, ndërsa me urdhër të tij një pjesë të këtyre mjeteve në vlerë prej 500.000 euro, në bazë të dyshuar për “investim në aksione” janë transferuar në llogari të transaksionit në Austri, të hapur në emër të personit fizik në Austri ku i denoncuari paraqitet si pronaStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...