Zbatimi i Ligjit për gjuhët, Osmani takon Selën


Qeveria ka vendosur që deri në konsolidimin e organeve që do të angazhohen për zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe nëpër institucione përkthimet të bëhen në ekzekutiv.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nuk mohoi se ka gabime, por të njëjtat I justifikoi me faktin që kjo llogaritet periudhë tranzitore. Ai tha se Agjencia, dhe më pas edhe Inspektorati, për themelimin e të cilit po punon Ministria e Drejtësisë, do të ndërtojnë urë bashkëpunimi edhe me Kosovën, por edhe me Shqipërinë.StrugaLajm

Ndërsa, drejtori I Agjencisë për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, tha se grupi i parë i ekipit do të kalojë nga Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

In : Aktuale

Loading...
loading...