500 lule vjollcë do mbillen në Strugë

Të punësuarit e njësisë punuese për Mirëmbajtjen e parqeve dhe gjelbërimit publik pranë NP Komunale-Strugë sot mbollën lule sezonale-vjollca,në vendet e përgatitura te unaza në Rr.Marks Engels.Do mbillen rreth 200 vjollca tek ky dhe te unaza e hyrjes së qytetit të Strugës,tek shtretërit e luleve te sheshi i qytetit dhe përballë ndërtesës së Komunës së Strugës.Nga njësia punuese për Mirëmbajtjen e parqeve dhe gjelbërimit publik na njoftojnë se është planifikuar të mbillen edhe 500 vjollca nëpër parqet e qytetit dhe sipërfaqet e tjera publike në qytet .

StrugaLajm



StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...