Strugani lëndohet nga skuteri ne liqen,në kërkim drejtuesi

Stacioni i Policisë së Strugës po ndërmerr masa për gjetjen e një personi i cili në orën 16.40, në afërsi të vendbanimit “Vreshtat e Liqenit”, në ujërat e Liqenit të Ohrit, me një skuter ka lënduar një 50 vjecar  nga një fshat i Strugës . Sipas policisë, 50 vjecari R.D nga Struga ka notuar rreth 500 metra larg bregut   kur ai u godit nga një skuter. drejtuesi i skuterit u largua menjëherë dhe nuk ofroi ndihmë të dëmtuarve. Ai, me ndihmën e një personi tjetër, u transferua në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...