Strugani ,Ylber Sela mori Çmimin “Ambasador për imazhin shqiptar në botë”

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela mori Çmimin “Ambasador për imazhin shqiptar në botë”

Në praninë e shumë personaliteteve të shquara shqiptare të shkencës, artit, kulturës etj., në mjedisin pitoresk të Vila Parkut në Prizren, Forumi Imazh – Media organizoi një solemnitet madhështor, në të cilin i dorëzoi çmimet “Ambasador për imazhin shqiptar në botë”. Këtë çmim të rëndësishëm e mori edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela me motivacionin për kontributin e dhënë në zbatimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, si dhe për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, z. Sela i falënderoi përfaqësuesit e forumit në krye me drejtuesin e saj, Astrit Memia, duke theksuar se ky çmim është i dyti me radhë që më jepet sivjet, pas atij të 22 Nëntorit. Pa dyshim, shtoi më tej ai, çmimi është mirënjohje për punën që po bëjmë me ekipin tim në institucionin të cilin e udhëheq në lidhje me zbatimin e gjuhës shqipe.StrugaLajm

Shkup, 10.12.21

In : Aktuale

Loading...
loading...