Sulm me thikë,vdes 22 vjeçari

Një djalë 22-vjeçar ka mbetur i vrarë sonte në Strumicë në një përleshje mes dy familjeve që ka ndodhur në lagjen turke në rrugën “Betovenova” dhe ka mbetur i plagosur një i mitur gjashtëmbëdhjetë vjeçar, si dhe dy femra.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e spitalit të Strumicës, Katerina Kuzmanovska, e cila ka bërë të ditur se djali është therur me thikë dhe është sjellë i vdekur në spital, ndërsa të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas zëdhënëses së SPB- Strumicë, Aleksandra Trajanov, në rrugën “Betovenova” në Strumicë është raportuar një incident dhe policia po merr masa për zbardhjen e rastit.StrugaLajm

Policia do të njoftojë nesër për më shumë informacion rreth ngjarjes.

In : Aktuale

Loading...
loading...