Sulmuesit e Selës duan liri!!!

 

Shkup, 25 dhjetor – Deri dje, në Gjykatën Penale në Shkup kanë arritur gjithsej 42 kërkesa për amnisti nga të akuzuarit për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga 27 prilli i vitit 2017. Një person u prononcua se nuk do të parashtrojë kërkesë për amnisti. Afati pesëditorë për dorëzimin e kërkesave për amnisti skadoi dje. Kërkesat e të akuzuarve janë dorëzuar në Gjykatë personalisht dhe disa me postë. Madje, edhe sulmuesit e deputetit Ziadin Sela kanë dorëzuar kërkesë për amnisti. Në ndërkohë, pas skadimit të afatit për parashtrim të kërkesave, Gjykata dhe Prokuroria do të ketë afat prej pesë ditëve të përgjigjen kush do të falet e kush jo.StrugaLajm

Ligji për amnisti të enjten u publikua në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, pasi ky ligj u nënshkrua nga presidenti i vendit, Gjorge Ivanov. Parlamenti i Maqedonisë më datën 18-të të këtij muaji me procedurë të shkurtër me 95 vota “pro”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim e miratoi Ligjin për amnisti për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar. Konform ligjit, amnistia nuk do t’i përfshijë organizatorët, personat të cilët kanë kryer dhunë fizike, të cilët kanë mbajtur armë, si dhe personat zyrtarë të cilët i kanë tejkaluar autorizimet zyrtare. Secili nga të akuzuarit për “27 prillin” ka të drejtë të kërkojë amnisti nëse ai konsideron se i plotëson kushtet e përcaktuara me ligj. Për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend janë akuzuar gjithsej 33 vetë, prej të cilëve 31 për “kërcënim terrorist të rendit kushtetues të shtetit” dhe dy për “nxitje”. (koha.mk)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...