“Tahir Hani-Dosja Sekrete”një libër që duhet lexuar!

Skënder Asani

Tahir Hani, një mik i veçantë dhe veprimtar i shquar i çështjes shqiptare, si kryeprotagonist i librit të posabotuar, me autor Nuri Bexhetin dhe Ismet Jonuzin – Krosin, do të jetë një zë i fuqishëm argumentues për një periudhë të vështirë, por të lavdishme, në të cilën kaluan shqiptarët. ITSHKSH si botues i këtij libri po e shpie në vend një detyrim moral e shkencor ndaj plejadës së atdhetarëve shqiptarë, përfshi edhe Tahir Hanin, të cilët vepruan në kushte ilegaliteti. Gjithë kjo veprimtari do të mbetej e pasistemuar sikur të mos ishin dosjet e ish sherbimeve sekrete jugosllave, të cilat ne si Institut i kemi përpunar mbi materialin e vjelur nga Arkivi Shtetëror Kroat. Faleminderojme autorët dhe mbi të gjitha mikun tonë të dashur Tahir Hani, për këtë botim me vlerë për të sotmen dhe të ardhmen e brezave të cilët do të dijnë më mirë të orientohen në kohë dhe hapësirë/ SA

Shkup, 01. 10. 2024StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...