Takimi i Osmanit me Zelenskin, reagon Rusia

Ambasada ruse në Shkup i ka dërguar një reagim Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili si kryesues i ri i OSBE-së ka zgjedhur Kievin si destinacion të parë për vizitë.

“Kryesuesi i OSBE-së Bujar Osmani dje në Ukrainë spekuloi për “viktima të agresionit rus”, duke pranuar propagandën e regjimit në Kiev. Por kur ai mbërriti në Kiev, ushtarët e Zelenskit bombarduan Donetsk dhe Makeevka: kishte të vdekur, të plagosurit ishin ende nën rrënoja”, thuhet në reagimin rus.

Osmani nga Kievi dënoi sulmin rus në një ndërtesë banimi në Dnipro, ku dy ditë më parë vdiqën mbi 40 persona dhe u plagosën mbi 70.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...