Aktuale
Talat Xhaferi porosi Ivanovit: Ti je kryesori i dhunës
Talat Xhaferi, kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë akuzon presidentin maqedonas Gjorge Ivanov se është burimi kryesor i situatës në Maqedoni.
Pasditen e djeshme protestues të dhunshëm, nën organizim të Iniciativës “për Maqedoni të përbashkët”, uzurpuan Kuvendin për gati 3 orë dhe ushtruan dhunë ndaj gazetarëve dhe deputetëve të shumicës së re parlamentare.
“Ivanov është burimi kryesor i gjithë kësaj pasoje. Nga dita e djeshme e ka të qartë se ai është burimi i kësaj gjëndje dhe me thirrjen politike dëshiron të lajë veten nga fajësia por nuk mund të anashkalojë. Takimi i thirrur sot për të mbledhur partitë është farsë”, ka thënë kryeparlamentari Xhaferi për Ora News.