Presidenti i shtetit ka përgjegjësi kushtetuese që ta dekretojë ligjin, i cili me shumicë është miratuar nga deputetët në lexim të dytë, theksoi sonte kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në intervistë për emisionin “Samo vistina” në Kanal 5, lidhur me ligjin për gjuhët dhe paralajmërimet e presidentit Gjorge Ivanov se nuk do ta dekretojë.
“Pas leximit të parë presidenti ka të drejtë në veto pezullimi, për votimin e dytë kur do të sigurohet shumica, presidenti i shtetit është i detyruar ta nënshkruajë”, thotë Xhaferi dhe shton se kjo është konform nenit 75 të Kushtetutës.
Në pyetjen pse nëse konsideron se presidenti vepron në kundërshtim me Kushtetutën nuk kërkohet impiçment, u përgjigj se kjo në rrethanat e këtilla nuk mund të zbatohet sepse nuk e ka dy të tretën e shumicës së nevojshme për këtë procedurë.
Theksoi se me ligjin për gjuhët rrumbullaksohet korniza juridike e Marrëveshjes së Ohrit, maqedonasit nuk humbin asgjë, ndërsa nuk humb as shteti në kuptim të karakterit të saj unitar.
“Me ligjin nuk fitohet binacionalizëm dhe bilingualizëm, tezë që e propagandojnë ata që thonë se me ligjin prishet sistemit i shtetit”, tha Xhaferi.
Në pyetjen pse fillimisht ka kërkuar parashtrim të amendamenteve, ndërsa pastaj nuk janë shqyrtuar, theksoi se shërbimet e Kuvendit fizikisht nuk kanë mundur ta sistematizojnë gjithë atë që është parashtruar.
“Ende pa u evidentuar të gjitha amendamentet formalisht edhe me opozitën edhe me shumicën u kam thënë se puna do të përfundojë kështu, sepse nuk mund të ketë mundësi të shqyrtohen 36 mijë amendamenteve, e të mos bllokohet puna e Kuvendit. Ky është moment historik për shtetit dhe nuk duhet të kthehet imazhi i këtillë i shtëpisë ligjvënëse”, shtoi ai.