Talat Xhaferi u pyet pse u arrestua shpëtimtari i Ziadin Selës, Feta Halimi!

Si ndodhi që njeriu hero i 27 prillit dhe shpëtimtari i Zijadin Selës, Feta Halimi, të përfundojë prapa grilave? Ai ka shikuar Talata Xhaferi videot e ngjarjeve të 27 prillit dhe a e din shkakun për arrestimin e Feta Falimit? Këto ishin pyetjet që kryeredaktori i gazetës Lajm, Isen Saliu ia parashtroi kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi në Tv 24. Xhaferi tha se ekzistojnë incizimet e plota nga ajo që ka ndodhur më 27 prill edhe përkundër tentimit që ato të vidhen. Ai nuk u shpreh deri në fund preciz lidhur me shkaqet e arrestimit të Feta Halimit, për shkak të procesit gjyqësor që është duke u zhvilluar. “Ekziston përgjegjësi edhe për veprim edhe për mosveprim”, tha mes tjerash Xhaferi duke u përgjigjur me aludim në pyetjen e parashtruar. Ai megjithatë theksoi se kjo është çështje që i takon organeve hetuese dhe gjyqësorit.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...