Në Qafë Thanë, arrestohet shoferi nga Maqedonia për kontrabandë me cigare

Autoritetet Doganore si dhe strukturat e policisë shqiptare ndaluan një shtetas të Maqedonisë, i cili tentoi të kalojë një sasi cigaresh kontrabandë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Siç raporton ATSH, gjatë kontrollit të detajuar janë konstatuar 45 copë steka cigaresh, të cilat po tentoheshin të kaloheshin kontrabandë.

Shtetasi me inicialet A.V është marrë në pyetje si i pandehur dhe është arrestuar nën akuzën e veprës penale “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, ndërsa është bllokuar kamioni me gjithë ngarkesën.StrugaLajm

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec për hetime të mëtejshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...