Taravari: Pazarxhinjtë mundohen të blejnë edhe deputetë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, tha se pushteti po ushtron presion ndaj deputetëve të opozitës për t’i detyruar të kalojnë në radhët e mazhorancës, shkruan gazeta Lajm

Dua të dërgoj edhe një porosi sepse e shoh se pazarxhinjtë mundohen të blejnë edhe deputetë, që nuk është në rregull dhe nuk është demokratike. Te opozita shqiptare nuk ka disponim te asnjë deputetë për të bërë diçka të tillë, por bëhen presione. Prandaj nëse do të kemi argumente dhe arrijmë t’i incizojmë do t’i paraqesim edhe në Prokurorinë Publike”, tha Taravari.

Lidhur me idenë për votimin online në Kuvend, Taravari tha se opozita shqiptare është kundër dhe nuk do ta mbështet një nismë të tillë.StrugaLajm

“Ne si parti politike nuk mbështesim votimin online sepse siç e shikoni kjo është shumicë pazarxhinjsh që kanë shumë mospajtime të brendshme dhe akoma nuk kanë përcaktuar zëvendësministrat dhe drejtorët. Ata do të kenë telashe serioze dhe tash mundohen që për të siguruar shumicë, pasi disa deputetë të tyre tradicionalisht nuk shkojnë në Kuvend të mund të votojnë prej në shtëpi. Prandaj ne nuk e përkrahim”, tha Taravari.

In : Aktuale

Loading...
loading...