Të ardhurat mesatare për një shqiptarë janë 8 mijë denar, për maqedonasit 13 mijë

Kryetari i Forumit Rinor të partisë Aleanca për Shqiptarët (ASH), Omer Ajdini thotë se shqiptarët në Maqedoni përballen me diskriminimin, pabarazinë dhe përjashtimi sistematik.

Ai thekson se ata janë të diskriminuar edhe në aspektin ekonomik.

“Për shembull, të ardhurat mesatare për një shqiptar janë diku 8000 denarë, ndërsa të ardhurat mesatare për një maqedonas janë përafërisht 13.000 denarë; rajoni me më shumë të varfër nuk është ai lindor por rajoni perëndimor ku kryesisht banojnë”, është shprehur ai.StrugaLajm

Këto komente Omeri i ka bërë në një opinion të botuar në gazetën “Koha”, për përfaqësuesen e Maqedonisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...