Të gjitha partitë shqiptare pro referendumit

Partitë shqiptare në Maqedoni janë shprehur pro referendumit për ndryshimit e emrit të Maqedonisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe partitë tjera shqiptare që janë në pushtet janë pjesë e fushatës qeveritare pro referendumit, nga i cili varet edhe perspektiva euro-atlantike e Maqedonisë.

Hezitime në këtë drejtim ka shprehur vetëm Aleanca për Shqiptarët, por në parim edhe kjo parti ka shprehur qëndrime pro këtij procesi.

Aleanca për Shqiptarët do ta mbështesë referendumin e paralajmëruar, por mbajtja e referendumit është luks i cili do t’i kushtojë shtrenjtë shtetit, tha Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i partisë politike Aleanca për Shqiptarët.StrugaLajm

“Në parim, Aleanca për Shqiptarët do të prononcohet pozitivisht në referendum. Mosdhënia e mbështetjes në seancën parlamentare nga ana deputetëve tanë për shpalljen e referendumit ishte qëndrim me të cilin dëshironim të tregojmë se nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Edhe pa edhe me referendum, deputetët përsëri duhet t’i votojnë ndryshimet në Kushtetutë të cilat janë cekur në Marrëveshjen e Prespës dhe obligimet të cilat dalin nga ajo. Në këtë mënyrë, shteti do të bëjë shpenzime të mëdha dhe luks të panevojshëm”, tha Taravari.

In : Aktuale

Loading...
loading...