TË HETOHET VEPRIMTARIA KRIMINALE E KOMPANISË EVN MAQEDONI

 

Abdulla Mehmeti

EVN Maqedoni është kompani private për distribuimin dhe fuгnizimin me energji elektrike në Republikën e Maqedonisë.
Si kompani me besueshmëri të ulët, shërbime të dobëta, keqpërdorime dhe veprimtari të dyshimta e kriminale, në të gjitha shtetet ku e ka pasur të shtrirë veprimtarinë e saj është dëbuar si kompani e padëshirueshme, si në Bullgari. Kjo kompani në tregun e Maqedonisë ka depërtuar përmes marrëveshjeve të dyshimta me qarqet politike vendëse, disa segmente të korruptuara të pushtetit të mëparshëm, të dyshuara dhe për kriminalitet të organizuar.

Kjo kompani një kohë të gjatë në Maqedoni shërben edhe si instrument i pushtetit, përkatësisht i disa qarqeve politike e partiake për ndëshkimin e qytetarëve të cilët i konsiderojnë si kundërshtarë të tyre.StrugaLajm

Prokuroria Speciale Publike duhet të ndërmerr masa urgjente për hetimin e veprimtarive të paligjshme të kësaj kompanie dhe keqpërdorimet e detyrës zyrtare nga disa të punësuar, sidomos në njësinë e kësaj kompanie në Tetovë.

In : Aktuale

Loading...
loading...