Të huajit “çmenden” pas mermerit të Maqedonisë

Kombinati i mermerit në Prilep për nëntë muajt e parë gjatë këtij viti nga shitja e mermerit jashtë vendit ka tubuar 20 milionë euro! Ky është bindshëm viti më i mirë për kompaninë nga Prilepi në 5 vitet e fundit, 38% më i mirë se viti 2014, i cili deri më tani ka qenë më fitimprurës. Këtë vit kombinati i mermerit ka pasur fitime neto prej një milion euro në muaj, transmeton FLAKA.

Të dhënat zyrtare për këtë kompani tregojnë se nëntë muajt e parë janë periudha më e mirë e “Mermeren” në 5 vitet e fundit. Këto janë bindshëm të ardhurat më të mëdha nga shitja e mermerit, eksportit më të madh dhe fitimit operativ më të madh dhe logjikisht fitimit më të madh neto. Deri më tani, fitimi më i madh neto, “Mermeren”, u regjistrua në fund të shtatorit, kur fitimi ishte 387.8 milionë denarë (rreth 6.4 milionë euro). Ky vit është 40 për qind më i lartë.

“Kombinati i mermerit” në Prilep është një kompani dominuese e zotëruar nga dy aksionerë grekë. Aksionari më i madh individual është një kompani greke e specializuar në përpunimin dhe shitjen e gurëve të mermerit dhe gurit Stone Ëax Holding Cooperative, që zotëron 88.4 për qind të aksioneve me të drejtë vote dhe bankën greke e biznesit Piraeus me 10 për qind të aksioneve. Në aksionet “Mermeren” ka 89 persona fizik të brendshëm, të cilët zotërojnë 1.12 përqind të të drejtave të menaxhimit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...