Maqedonia për pesë vjet mund të mbetet pa kontabilistë

Për pesë vjet Maqedonia mund të mbetet pa kontabilistë. Në këtë drejtim tani për tani ka 7.197 profesionistë të autorizuar, ndërsa ekzekutorë të këtij aktiviteti janë 1.221. Nga numri i përgjithshëm 24 për qind janë të moshës deri në 35 vjet, ndërsa rreth 51 për qind tejkalojnë moshën 55 vjet, alarmon Oda Ekonomike.

Oda në konferencë për shtyp informoi edhe se deri te Qeveria është dorëzuar iniciativa për përkthimin e të gjitha standardeve ndërkombëtare për raportim financiar, që kanë vuajtur ndryshime nga viti 2009 e këtej.

“Kontabiliteti duhet të ngrihet në nivel shumë më të lartë, të trajtohet si profesion profesional, analitik, që biznesit do t’i mundësojë sjellje të vendimeve të nevojshme, menaxhuese”, tha Aneta Trajkovska, drejtoreshë në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Sipas Lençe Papazovska nga Lidhja e Kontabilistëve, kontabilistët duhet t’i ndjekin të gjitha ndryshimet, veçanërisht në rregullativën ligjore, të marrin njohuri për analizën e raporteve financiare, të kenë rol më aktiv, e jo vetëm të kryejnë futje të të dhënave. I nevojshëm është zbatimi i teknologjisë informatike, platformat dixhitale dhe aplikacionet mobile për avancimin e shërbimeve, si dhe shfrytëzim i rrjeteve sociale në drejtim të gjetjes së klientëve të rinj dhe komunikimit më cilësor me ato ekzistuese.StrugaLajm

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Papazovska tha se ende ka konkurrencë jolojale gjatë dorëzimit të raporteve deri te DAP-i për çka nesër, siç paralajmëroi, është paraparë edhe tryezë e veçantë e rrumbullakët.

In : Aktuale

Loading...
loading...