Të premten mblidhen organet partiake të LSDM-së dhe Alternativës

Të Premten, Zoran Zaevi, sipas paralajmërimeve do ta bëjë efektive dorëheqjen e tij, pas cka duhet të fillojë procesi i zgjedhjeve brendapartiake për zgjedhjen e liderit të ri të LSDM-së, që sipas Zaevit duhet të jetë edhe Kryeministër.

Sic u paralajmërua jozyrtarisht, një nga pretendentët për funksionin lider I socialdemokratëve përmendet Dimitar Kovaçevski I cili e shoqëroi Zaevin në takimin me Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin.

Sipas informacioneve, bashkëpartiakët e tij, do të përpiqen që sërish t`ia ndryshojnë mendjen Zaevit, posaçërisht për shkak të faktit se ende nuk ka një vendim nëse Alternativa do të hyjë në Qeveri.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...