Të rinjtë, edhe të papunë edhe nuk kërkojnë punë

Me vite të tëra numri i personave joaktivë në Agjencinë për Punësim ka qenë më i lartë se i të punësuarve dhe papunëve që kërkojnë punë, nëse merren parasysh ndaras, me përjashtim të vitit që lamë pas. Në vitin 2017 janë regjistruar 740.648 të punësuar dhe 725.723 persona joaktivë

Qefser ABDYLI
Shkup, 2 tetor – Në Maqedoni i madh është numri i personave joaktiv të regjistruar në Agjencinë për Punësim, dhe kjo përbën një problem të madh për vendin. Kjo është tregues i apatisë së madhe tek popullsia, në veçanti tek të rinjtë, thonë punëtorët e arsimit dhe ekspertët ekonomike, shkruan gazeta KOHA. Sipas tyre, të rinjtë shohin perspektivë jashtë shtetit, janë të angazhuar pamjaftueshëm, dhe nuk duan të punojnë. Nëse shihen shifrat, nga viti në vit ndryshon numri i qytetarëve joaktiv të regjistruar në Agjencinë për Punësim.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, vitin e kaluar, megjithëse është zvogëluar krahasuar me vitin 2016, sërish i madh mbetet numri i personave joaktivë. Në vitin 2017, 725.723 qytetarë kanë qenë joaktiv në Agjencinë për Punësim, në vitin 2016 ai numër ka qenë 730.290, në 2015-n ka pasur 721.735 persona, ndërsa 2014-n në grupin e njëjtë kanë hyrë 714.497 persona. Nëse kthehemi mbrapa edhe më tej nëpër vite, në 2013 ka pasur 716.403 persona joaktivë, ndërsa në 2012 – 726.910 njerëz janë futur në grupin e joaktivëve.
Me vite të tëra numri i personave joaktivë në Agjencinë për Punësim ka qenë më i lartë se i të punësuarve dhe papunëve që kërkojnë punë, nëse merren parasysh ndaras, me përjashtim të vitit që lamë pas. Në vitin 2017 janë regjistruar 740.648 të punësuar dhe 725.723 persona joaktivë.
Joaktivë janë shtëpiaket dhe ata që nuk kërkojnë punë, e që në ndërkohë jetojnë nga të ardhurat e ndonjë anëtari tjetër të familjes. Sa për krahasim, në Bashkimin Evropian, në mes vitit 2006 dhe 2016, forca punëtore (nga mosha 15 deri 74 vjeç) është rritur për 4.1 për qind, ndërsa numri i personave ekonomikisht joaktiv është zvogëluar për 4.2 për qind.
Me fjalë të tjera, pjesëmarrja e forcës punëtore u rrit nga 62.5 për qind në vitin 2006 në 64.4 për qind në 2017, dhe si rezultat i kësaj, pjesëmarrja e njerëzve ekonomikisht joaktiv në popullsi ra në 35.6 për qind. (koha.mk)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...