Telekom Maqedoni: Thirrjet dhe porositë drejt Ukrainës do të jenë pa pagesë

Prej sot në mesnatë, thirrjet nga rrjeti i Telekom prej Maqedonisë së Veriut në Ukrainë do të jenë pa pagesë. Nga Telekom Maqedoni theksojnë se përveç thirrjeve, falas do të jenë edhe SMS porositë.

“Në këto kohë të vështira, ne jemi me popullin e Ukrainës. Në shenjë solidariteti, ne ofrojmë ndihmën tonë kur është më e nevojshme. Për të qëndruar në kontakt të pandërprerë me të dashurit, nga mesnata e datës 26.02.2022, deri në njoftimin e radhës, thirrjet dhe SMS-të nga Telekomi i Maqedonisë drejt çdo rrjeti në Ukrainë do të jenë pa pagesë, për të gjithë klientët privatë dhe kompanitë. Pa pagesë janë edhe thirrjet dhe SMS mesazhet në roaming në Ukrainë drejt të gjitha vendeve tjera” njoftojnë nga Telekom.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...