Temperatura deri 40 gradë Celsius

Ditëve në vijim do të jetë akoma më nxehtë me temperatura të ajrit mbi mesataren për shkak të rrymimit të shprehur jugperëndimor të ajrit dhe ardhjes së masës shumë të nxehtë ajrore. Siç kumtoi DPHM, prej nesër deri të shtunën përgjatë Vardarit temperatura maksimale do të tejkalojë 40 gradë Celsius. Nesër do të fryjë erë e përforcuar jugperëndimore.

Mjekët rekomandojnë në këtë periudhë me temperatura të larta mbi mesataren të mbahen veshje të lehta dhe të hapura dhe të konsumohen lëngje të mjaftueshme. Apelohet të sëmurët kronik dhe gratë shtatzëna të mos dalin prej orës 11 deri në orën 17 nëse nuk kanë nevojë. Me qëllim që të pengohet helmimi me ushqim i cili është dukuri e shpeshtë në periudhën e verës, nga Agjencia për ushqim dhe veterineri porosisin qytetarët gjatë blerjes të mbajnë llogari për dukjen dhe afatin e përdorimit të produktit, të blejnë ushqim prej vendeve të kontrolluara, ndërsa produktet që prishen lehtë të blihen vetëm prej objekteve ku ruhen në pajisje për ftohje.

Rekomandohet të shmangen edhe ushqime me ambalazh të dëmtuar, produktet e ftohta apo të ngrira të blihen në fund të bërjes pazar, ndërsa mishi, qumështi dhe vezët të mos ruhen shumë gjatë në automjete. Mot i nxehtë do të mbajë deri të dielën pasdite kur sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike për shkak të depërtimit të shpejtë të masës ajrore më të lagësht dhe më të freskët nga veriu, pritet të ketë reshje të shiut, paraqitje të vetëtimave dhe erë veriore e përforcuar. Atëherë do të ketë edhe ulje të konsiderueshme të temperaturave. Të dielën  ulje të konsiderueshme të temperaturave do të ketë në pjesët perëndimore dhe veriore, ndërsa të hënën kudo do të jetë më freskët, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë në interval prej 23 deri në 31 gradë Celsius. Më pas temperaturat do të jenë në rritje gradualeStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...