Teprica e administratorëve shtetërorë do të transferohet në firma private

Ministri për administratë dhe shoqëri informative, Damjan Mancevski në intervistën javore të Radio Evropës së Lirë, ka thënë se qeveria është duke përgatitur një plan sipas të cilit teprica e administratorëve në institucionet shtetërore do t’i ofrohet biznesit privat. Sipas Mancevskit, transferimi nga administrata shtetërore në biznesin privat do të bëhet vetëm në formë vullnetare, e jo me detyrim. Ky projekt qeveritar pritet të fillojë në vitin 2019, transmeton Gazeta Lajm. Ministri Mancevski poashtu ka paralajmëruar se nuk do të ketë rroga për instituciinet që nuk do të dorezojnë numrin e saktë të punësuarve. Ai ka folur edhe për 1600 administratorët që marin rroga por rrinë në shtëpi.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...