Tre të arrestuar për atentatin ndaj prokurorit nga Gostivari, mes tyre edhe një fëmijë – detaje nga rasti!

Që të tre ishin arrestuar pasi kishin sulmuar me mjet të mprehtë, ku siç sqarojnë nga Prokuroria Publike, ka qenë thikë.

Personi i sulmuar nga Prokuroria mësohet se është prokuror publik, ndërkaq sulmin e kanë cilësuar si përpjekje për vrasje – atentat. Atentatorët tashmë janë arrestuar dhe prokurori gjendet për mjekim në klinikat e Shkupit.

Atentatorë janë N.S. dhe B.F., kurse prokurori H.I.

“Më 21.11.2021 në ora 06.10 policët nga sektori policor Çegran kanë arrestuar nga liria N.S.(40), birin e tij të mitur (fëmijë), që të dy nga Çegrani dhe B.F.(41) nga fshati Cerovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit se rreth orës 05:30 në fshatin Çegran e kanë sulmuar me mjet të mprehtë H.I. nga fshati Forinë, duke i shkaktuar lëndime. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.StrugaLajm

Ndërkaq nga Prokuroria Publike paraprakisht kanë njoftuar se:

“Gjatë mëngjesit të sotëm, në ora 05:30 në fshatin Çegran, Gostivar, është kryer përpjekje për vrasje të prokurorit publik të Prokurorisë Publike Gostivar. Prokurori publik është jashtë rrezikut për jetë dhe është nën kujdesin mjekësor në klinikat e Shkupit. Prokurori publik është sulmuar me thikë duke iu shkaktuar plagë në gjoks. Prokuroria Publike ka ndërmarrë aktivitete për zbardhjen e rastit”.

In : Aktuale

Loading...
loading...