AktualeOpinion

Trishtim për këtë brez që po zhduket

Për vajzat 20 apo 30 vjeçare kjo grua është e çmendur:

  • Ajo lexon libra dhe nuk ka instagram.
  • Ajo shet spinaq dhe s’shet pordhë me Range Rover
  • Ajo harxhon kohën duke lexuar dhe jo te parukierja.
  • Ajo shet në trotuar djersën, jo trupin.
  • Ajo punon që mbesat të shkollohen dhe jo pinë hashash
  • Ajo ka mendjen e saj të bukur, jo fytyrën prej silikoni.
    Jeta e saj ishte një libër dramatik, ku nipat dhe mbesat e saj do grisin faqet për ti mbushur si kaush me fara….
    Ajo po ikën nga kjo botë e trishtuar për farën e keqe që mbolli dhe u tha nga pluhrat dhe llumi ku jetojmë….
    Ajo po largohet duke përlotur faqet e fundit të një libri që e deshte aq shumë …..
    Ajo kujton me dhimbje kohët kur familja mblidhej dhe kushërinjtë festonin së bashku.
    Ajo beson tek Zoti, mbesat e saj tek leku.
    Ajo sot nuk është e sigurtë nëse fëmijët dhe nipat do kthehen nga Londra, Roma apo Berlini për ta varrosur kur të vdesë apo ata thjesht do hedhin një status në facebook që: “Nana vdiq”
    Trishtim për këtë brez që po zhduket.🖤

(Kreshnik Spahiu, 9 Maj 2023)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button