Turneu i struganëve shënon 10 vjetorin

“Vllaznimi Soccer Tournament” shënoi këtë vit 10 vjetorin jubilar, me një organizim dinjitoz sportiv dhe kulturor në shtetin e Nju Xherzit. 24 ekipe, 240 futbollistë shqiptarë, dhjetra aktivistë dhe qindra spektatorë ishin dëshmitarë të kësaj ngjarjeje gjigande sportive për shqiptarët në Amerikë.

Skuadra nga gjitha trojet etnike shqiptare u përballën me njëra tjetrën për titullin kampion në këtë edicion të veçantë të turneut futbollistik, duke krijuar një atmosferë të flaktë garuese por edhe vëllazërore mes tyre.

Ky turne organizohet kryesisht nga komuniteti strugan, në kuadër të QKSHA dhe mbështetet nga të gjithë shqiptarët pa dallim, duke e bërë atë madhështor dhe mbarkombëtar.

Skuadra si “United Albania”, “Vllaznimi” “Vokrri”, “Rumija” “Skenderbeu Korçë” (skuadër e cila erdhi nga Boston) të cilat u cilësuan si favorite para këtij turneut, nuk dhanë performancën që pritje dhe u diskualifikuan në takimet çerekfinale dhe gjysmëfinale, ndërsa dy skuadrat nga Malësia (Mali i Zi) FC Ulqini dhe Cemi ishin finalistet surprizë të edicionit jubilar të turneut sportiv shqiptar më të madh në SHBA. Me një lojë me pak diferenca, ekipi i Ulqinit arriti të shfrytëzojë më mirë hapsirat duke fituar me rrezultat të ngushtë 1-0 ndaj ekipit “Cemi” dhe duke u shpallur kampion.

Festa ishte e jashtzakonshme madje edhe e përbashkët dhe miqësore me tingujt e këngëve më të bukura shqipe që në kujdesin e z.Xhemal Bekteshi mbizotëruan dhe krijuan atmosferë të zjarrtë për 10 orë rresht në sallën sportive në “Turff City” të Nju Xhersit.

Cermonia ashtu si tradicionalisht filloi me intonimin e himnit amerikan dhe atij shqiptar i cili u këndua në korr nga të gjithë të pranishmit si në fushë ashtu edhe jashtë saj.StrugaLajm

Burim Zhuta kryetar i Qendres Kulturore Shqiptaro Amerikane (QKSHA) nën “ombrellën” e së cilës zhvillohet ky turne, mbajti një fjalim të shkurtër duke uruar gjithë të pranishmit për festat e fundvitit dhe duke përgëzuar antarët dhe aktivistët për sukset e turneut në 10 vite rresht.

Gjithashtu fjalë rasti pati edhe kryetari i turneut për këtë edicion, Edip Ramadani i cili vlerësoi lartë sakrificën e aktivistëve të këtij evenimenti. Ramadani theksoi rëndësinë dhe efektin e madh që ka ky turne jo vetëm në aspektin garues por edhe në atë social për komunitetin shqiptar në Amerikë.

Ky turne sportiv nuk do të ishte aq madhështor pa spektaklin kulturor që për çdo vit prezanton shkolla e QKSHA, respektivisht Grupi i këngëve dhe valleve, i cili ndezi atmosferën pas pjesës së parë, duke performuar valle me veshje kombëtare shqiptare dhe këngët më të bukura patriotike shqipe. StrugaLajm

Një fakt tjetër që meriton të theksohet është edhe mbështetja që ky turne ka nga institucionet lokale amerikane në këtë rajon. “Passaic Sheriff Police Department” gjithmonë i përfaqësuar në këtë eveniment me sherifin z.Lirim Kaba, kësaj radhe edhe me 5 oficerë të tjerë policor, ishin në krye të detyrës duke u kujdesur për mbarvajtjen e turneut në aspektin e sigurisë.

Një ndeshje simbolike në këtë turne u zhvillua edhe mes sportistëve të rinjë që luajnë për shkollën e futbollit “Vllaznimi” në kuadër të QKSHA, ndeshje kjo që u referua nga Pajazit Mena, një nga gjyqtarët sportiv shqiptar më aktiv në SHBA.

Golashënuesin më I mirë i turneut me 5 gola u zgjodh futbollisti Emir Hakla, ndërsa portieri më i mirë i Turneut 2018, u shpall Hermes Ademovi.

Vlerësim i veçantë i turneut pêr këtë edicion ishte edhe “Medalja e 10 vjetorit” e cila ju nda çdo futbollisti pjesmarrës në këtë vit jubilar.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u nderuan edhe përfaqësuesit dhe organizatorët e turneut të cilët patën rastin të dorëzojnë çmimet për fituesit si: Ajri Hoxha, Pajazit Mena, Edip Ramadani, Kalosh Sela, Lirim Kaba, Egzon Zhuta.

Skuadra e Ulqinit me ovacione festoi titullin duke marrë urime si nga skuadra kundershtare ashtu edhe nga gjithë organizatorët dhe pjesmarrësit e tjerë.

In : Aktuale

Loading...
loading...