Turp, Afër 1 miliardë euro ka kushtuar autostrada Ohër – Kërçovë dhe akoma nuk ka përfunduar

Është turp para botës që të zvarritet me vite të tëra ndërtimi i autostradës nga Ohri në Kërçovë thonë biznesmenë nga rajoni i Ohrit dhe Strugës. Ata duan që shteti ta marrë seriozisht këtë çështje, dhe të fillojë aktivitete serioze ndërtimore në këtë pjesë, për të cilën thonë se është e rëndësishme jo vetëm për turizmin, por edhe për biznesin, dhe deri më tani nuk është lëshuar asnjë kilometër i saj.

Nëse duhet të sillen, ka kompani në botë që e bëjnë këtë rrugë për një muaj. Nëse harxhojmë kaq shumë para, atëherë mblidhni të gjitha kompanitë, që mund të vijnë dhe ta bëjnë, dhe ta zgjidhim këtë njëherë e përgjithmonë. t’i thuash dikujt në botë se debatojmë për pesëdhjetë kilometra shtatë vjet, dhe nuk kemi lëvizur nga vendi. 1 miliardë të të kushtojë një autostradë dhe të mos ndërtohet, ky është turp”- deklaroi Mevmed Xhemailoski-pronar i një fabrike mishi në Strugë.

Xhemailoski nuk sheh asnjë shpresë, se me ritmin aktual të punës, kjo autostradë të jetë gati së shpejti.

Është tragjike se shuhen jetë të të rinjve në atë rrugë. “Dhe kur vijnë mërgimtarët, kur të vijnë më të rinjtë, me automjete më të shpejta, e dini se çfarë mund të ndodhë, katastrofë”- pohoi Mevmed Xhemailoski-pronar i një fabrike mishi në Strugë

Transportuesit e udhëtarëve thonë se i dëmtuan autobusët duke udhëtuar për në Shkup dhe anasjelltas.StrugaLajm

Është rritur shumë premia ndaj kompanive të sigurimit, për shkak të xhamave të krisur nga materialet e ndërtimit, guralecët në rrugë. Është dëm indirekt, ndërsa dëmi direkt janë numri i udhëtarëve, numri i turistëve. Ata që njëherë kanë ardhur nga Strazha për Ohër, e dinë se për çfarë bëhet fjalë, dhe kanë problem që të vijnë përsëri në këtë destinacion”- tha Dimitar Vasilevski-pronar i një kompanie transporti me autobus

Autostrada 57 km e gjatë filloi të ndërtohej në vitin 2014. U desh të ishte gati deri në vitin 2018, por për shkak të problemeve me trasenë, afati i ndërtimit u zgjat deri në qershor të këtij viti. Por tani, sipas njoftimeve të ministrit, Blagoj Boçvarski, në qershor duhet të dihet se për sa kohë do të zgjatet afati i përfundimit. Ndërkohë, kjo rrugë numëron çdo ditë viktima në aksidente trafiku, për shkak të pasigurisë së saj dhe ndërthurjes në shumë vende të rrugës së vjetër me rrugën e re. Edhe ajo që është ndërtuar po prishet, dhe në pjesën më të madhe të trasesë nuk ka aktivitete ndërtimore për një kohë të gjatë.

Miki Trajkovski

In : Aktuale

Loading...
loading...