‘U martuan’ për tu ndarë

Memedali Jusufi

Besa u formua per tu ndare. Mbase eshte heret te konstatohet por levizja Besa u formua per tu ndare. Dikush do te thote se tingellon ironike por nese behet nje analize pak me e thelle do shihet se ne kete levizje nuk jene vene bazat e shendosha demokratike . Levizjen Besa nuk e lidhi ideali per “ ceshtjen shqiptare” ketu ne Maqedoni por interesat e ngushta grupore . Nese shihni strukturat e kesaj levizje do te shihni se ata jane qe kane vrapuar neper te gjitha subjektet politike ne Maqedoni. Ambicja e tyre per pushtet dhe per nje kariere te bujshme verehej prej ne qiell. Ata asnjeher nuk e ndegjuat zerin kritik por avancuat zerat meskine qe kishin shetitur nga njera parti ne tjetren per te mbledhun “ nektarin” qe ua kane lene individ te caktuar nga partia ne pushtet. Edhe ateher edhe sot paralajmerova se” ne nje parti politike ku janë shtresuar interesat grupore dhe klanore që kanë kapur gjithçka dhe i mbajnë afër vetëm servilët, derisa zërat reformues dhe frymët e reja po mbyten në heshtje, ne atë parti ska perspektiv. Edhe sot eshte aktuale kjo sepse Besa nuk u vet-pastrua ne ndarjen e fundit por u vet-shkatrua dhe kjo do te deshmohet ne zgjedhjet qe vine. Duke vrapuar pas vulave ata haruan veten, haruan edhe ata qe i mbeshteten ne ditet e tyre me te veshtira . Ata nuk dallohen me asgje nga Don Kishoti i Mances, duke u sfiduar nga te gjith dhe nga askush ata bêne nje grope te madhe ne te cilen u fundoset vet , sepse duke pandehur qe keni veshur petkun e demokracis ju grumbullonit kermila qe mbrijnë nëpër shkëmbinjtë më të lartë duke u lepirë dhe largonit ata qe jane te prirur te mendojne ndryshe. Menduat se ishit shpresa e vetme dhe e fundit e te rinjve por me asgje nuk deshmuat se jeni ndryshe nga partite egzistuese sepse vazhduat me avazin e vjeter duke na dhene leksione të vonuara demokratike .StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...