U vendos Shqiponja në, Majë të Spasit!
Me këtë rast të kësaj dite të shënuar, të shtatë Prillit, Ibrahim Abedini -poeti Strugan do t´i këndoj me një poezi:
Erdhi Shqiponja
Më shtatë prill erdhi dita e madhe
Nuk erdhi më njëzet e tetë nëntor
Çdo Shqiptar duhet të hedh valle
Me fustanellë e flamurin në dorë…
Erdhi thanë, këmbanat nuk ranë
Kaloj kodër, kaloj mal e kaloj det
Në Majë të Spasit, mbi Zagraçan
Erdhi shqiponja në vend të vetë…
E priti Shumi, e priti Zagraçani
Zbriti qetë ashtu siç e do zakoni
Shqiptarë, sa të jeni e sa të rroni
Ta gëzoni, e me gjoks ta mbroni…
