Ujëra të zeza derdhen në Ohër në liqen(VIDEO)


Ujëra të zeza nga sistemi kolektor në lagjen Grashnicë në Ohër derdhen drejtpërdrejt në liqenin e Ohrit. Era kundërmuese përhapet gjithandej, edhe pse është fillimi i sezonit turistik. Në ndërkohë, ambientalistët apelojnë deri tek kompetentët që të ndërmarrin masa urgjente.

Pas më shumë se 30 viteve, kemi problem me rrjedhën e ujit në plazhin Mizo dhe poshtë tek lumi Grashnicë. Disa ditë nuk ka reshje të shiut ndërsa ujërat rrjedhin vazhdimisht. Apelojmë që të tejkalohet ky problem. Ky është problemi më i madh që na prek, edhe pse probleme tjera më të vogla – tha Borçe Stojanoski- shoqata ekologjike Grashnicë, Ohër.

Shpesh stacionet e pompave kanë defekt dhe nuk janë në gjendje të bëjnë pastrimin e ujit. Në gjendje të keqe janë edhe vet objektet e stacioneve. Pushteti paralajmëron që riparimi i sistemi të plotë kolektor në bregun e Ohrit dhe Strugës, që është i vjetër gati 40 vite, do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Kemi sistem kolektori që është i vjetër 30 vite, pa marrë parasysh kush ka qenë në pushtet, kush e ka menaxhuar, thjeshtë e ka vënë në harresë. Stacione e pompave nuk funksionojnë. Kemi dëmtime të mëdha të vet sistemit, nuk funksionon as stacioni i filtrimit. 150 ditë është afati i realizimit që të mbyllet ky problem – u shpreh Dejan Nikollovski- këshilltar i kryeministrit Zaev.StrugaLajm

Ish drejtori i ndërmarrjes komunale për ekonomizim me kolektorin shprehet se për shkak të jo- funksionimit të sistemit, sasi të mëdha të ujërave të zeza derdhen në lumin Drin dhe një pjesë edhe në liqen.

Me këtë projekt parashihet pastrimi i rrjetit atmosferik dhe të kanalizimit në Ohër dhe Strugë, me qëllim që të pengohet derdhja apo përmbytja e rrugëve të qytetit në të ardhmen. Tashmë është formuar ndërmarrje e re shtetërore publike “Sistemi kolektor” që do të menaxhojë me kolektorin, por selia e saj do të jetë në Shkup e jo në Strugë, siç ishte deri më tani. Nga Qeveria arsyetohen se kjo ndodh për shkak se ndërmarrja do të menaxhojë me të gjitha sistemet e këtilla në nivel të shtetit.

In : Aktuale

Loading...
loading...