Unë ika por e lash një dritë ndezur

Ylber Idrizi

Dyzeldorf – Gjermani

Unë ika, e mbylla shtëpinë mirëpo e lash një dritë të ndezur, një dritë që çdo mbrëmje ta ndriçon rrugën e qenve endacak që bredhin nëpër çdo lagje të fshatit tim. Një dritë që mos të mendon armiku se jam shpërngulur përgjithmonë nga kjo tokë Dardhane.

Gjitha ato drita tjera në shtëpinë time nuk i kam fikur nga dëshira, nga urrejtja apo nga kërcënimi, janë fikur rrjedhimisht pas çdo nëpërkëmbje që i është bërë popullit tim të mjerë në përgjithësi, e në veçanti popullit Shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nuk flas vetëm për veten time mbase pjesa e konsiderueshme e rinisë së zhndërvjelltë që posedojnë atribut të pakonsiderueshëm në fshatin tim, qytetin e shtetin tim, si dhe mbarë kombin tonë gjithandej, abdikojnë çdo ditë e më shumë duke mallkuar veten për faktin që ju dhamë buk kur ata ishin të uritur, për faktin që ju dham ujë kur ata ishin të etur, që ju dham forcë kur ata ishin të pafuqishëm dhe për faktin që ju dham besë besëprerëve.

Po, është shumë e vërtetë, e dhimbshme por më se e vërtetë, sepse ju e çakërdisët rininë, ju e rrefkëtuat edhe djalin e dëshmorit, e dëbuat edhe jetimin, edhe të varfërin por edhe të pasurin, e detyruat të shes të gjithë pasurinë vetëm e vetëm që kjo tokë të bëhet bokërimë për të ndërtuar vila luksose.StrugaLajm

Por, mos harroni, sikurse unë edhe të tjetër e kanë lënë nga një dritë ndezur në shtëpitë e tyre, jo se i kemi fikur të gjithë, por jemi betuar në gjakut e dëshmorëve që këtë tokë nuk do e lëmë në dorën e qerratallëkëve.

Do të kthehem pasi ju të keni ikur nëpër dhiare dhe të strukeni në kasollat e juaja qoftë edhe ato milionëshe, do të kthehem kur për ju të thonë ‘na ishin njëherë…’, do të kthehem kur pasardhesit tuaj mos të kenë sëmundjen tuaj, atëherë do të kthehem ti ndez edhe dritat tjera.

Mirëpo, kam frigë nga më e keqja që mund të ndodhë, kam frigë por do të kthehem edhe nëse pasardhësit ti keni helmuar, edhe nëse ata vazhdojnë rrugën tuaj unë do të kthehem, mirëpo jo për të ndezur dritat e tjera, do të kthehem i pikëlluar për ta fikur edhe dritën e fundit që e lash ndezur para disa viteve.

In : Aktuale

Loading...
loading...