Si ta bëni trupin të ndihet mirë nga ushqimet që konsumoni, cilat janë përbërësit që favorizojnë dietën tuaj të përditshme dhe ndikojnë në një shëndet më të mirë? Këto janë pyetjet që i drejtojmë çdo ditë vetes, ndaj ne kemi përgatitur një listë me ushqimet më të mira për një dietë të ekuilibruar. Mundohuni t’i konsumoni sa më shumë:
- Bukë gruri
Buka e grurit përmban shumë vitamina, të tilla si B6 dhe B9, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e funksioneve të sistemit nervor dhe atij imunitar, si dhe mbajnë të normalizuar gjendjen emocionale.
Sugjerim: përgatisni një sanduiç me bukë gruri, domate dhe mozzarella.
- Boronica
Boronicta përmbajnë një gamë të gjerë vitaminash dhe vlerash ushqyese, të cilat kontribuojnë në shëndetin e lëkurës, parandalojnë sëmundjen e kancerit dhe gjithashtu përmirësojnë funksionet e zemrës.
Sugjerim: kos me luleshtrydhe dhe boronica.
- Avokado
Avokado mbron funksionet e zemrës, ndihmon në stabilizimin e presionit të gjakut dhe redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Sugjerim: në vend të gjalpit për sanduiçin përdorni salcë avokadoje
- Karota
Një karotë në ditë e mban mjekun shumë larg. Karota ndihmon sistemin tonë imunitar, përmban carotene: një substancë që kthehet në Vitamina А brenda trupit tonë.
Vitamina A përmirëson rezistencën tonë ndaj infeksioneve.
- Banane
Bananet shpesh ndodh të përjashtohen nga lista e ushqimeve të shëndetshme. Por asgjë nuk mund t’i zëvendësojë më mirë se banania nivelet e sheqerit në gjak.
Bananet përmbajnë pektin, që ndihmon në heqjen e toksinave nga trupi ynë.
Sugjerim: smoothie me banane dhe mollë për pasdite ose mëngjes.
- Arra
Arrat përmbajnë një sasi të madhe fibrash, të cilat ndihmojnë në shëndetin e enëve të gjakut, përmirësojnë tretjen, si dhe forcojnë sistemin imunitar dhe kockat.
- Fiqtë
Fiqtë përmbajnë fruktozë, glukozë, celulozë, pektinë, acide organike, vitamina A, C, B1, B12 etj. Ata përmirësojnë tretjen, forcojnë kockat dhe zvogëlojnë rrezikun e osteoporozës.
- Vezë
Vezët përmbajnë 12 vitamina themelore: A, D, E, K, grupin (B1, B2, B3, B4, B9) dhe disa të tjerë. Ato janë gjithashtu të pasura me aminoacide dhe janë një super ushqim për trupin e shëndetin tonë.
Sugjerim: Hani për mëngjes ose darkë një omëletë, ose një vezë të skuqur, të zier!