Vajza nga Maqedonia humb jetën gjatë aksidentit në Itali! 

Një vajzë e re 19 vjeçare humbi jetën në një aksident me makinë që ndodhi pak para orës 18 në rrugën Carboni në Itali, tashmë famëkeqe për aksidente të rënda, shkruan Pa Censurë.

Këtë herë aksidenti erdhi pas një përplasje frontale mes dy makinave. njërën nga veturat udhëtonte një qytetar me origjinë indiane i moshës 53 vjeçare, banor i Guastalla, ndërsa nga ana tjetër, një Fiat Bravo, ishin babai dhe vajza, 41 dhe 19 vjeçare, me origjinë nga Maqedonia.StrugaLajmStrugaLajm

Por ajo që nuk arriti t’i mbijetojë aksidentit është e reja Arijana Seferi, nxënëse e shkollës së mesme, e cila ishte pranë babait të tij. Pas aksidentit dy makina përfunduan jashtë rrugës.StrugaLajm

Të dy burrat nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa Ariana nuk i ka mbijetuar lëndimeve të rënda të raportuara në aksident. Në mbrëmje të afërmit e familjes shkuan në spitalin në Guastala për ritualin e trishtuar të njohjes së trupit, tani në dispozicion të gjyqësorit.

In : Aktuale

Loading...
loading...