Vazhdojnë sulmet ndaj kosovarëve në Shkup, tani sulmohet një femër

E.S.32 vjeçare nga Republika e Kosovës, e ka njoftuar policinë lidhur me një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur të hënën në Shkup. Rreth orës 14 e 30 minuta, në një parking në afërsi të bulevardit “Goce Dellçev”, 32 vjeçarja nga Kosova është sulmuar fizikisht nga dy persona. Më pas ata ia kanë vjedhur edhe lap-topin që ka pasur në veturën “Shkoda Superb” me targa kosovare, transmeton Gazeta Lajm.
Ndryshe bulevardi “Goce Dellçev” kalon nëpër pjesë të banuara edhe me shqiptarë edhe me maqedonas, prandaj nuk dihet nëse sulmi është i motivuar në baza etnike, siç ndodhi para një muaj me disa të rinj, apo është thjeshtë plaçkitje.
Policia po punon për ndriçim të rastit.

StrugaLajm
In : Aktuale