Veleshta, feston rikthimin në ligën e dytë


KF Veleshta pas 20 vitesh rikthehet përsëri në ligën e dytë të futbollit në Maqedonin e Veriut.
Pas përpjekjeve kolosale, më në fund djemtë e Veleshtës, rikthejnë futbollin në shtëpinë e tyre duke garantuar një kompeticion atraktiv dhe emocional në sezonin në vijim.

Meritë të veçantë për këtë arritje kanë futbollistët e ekipit të cilët me pasion të madh luajtën një sezon fantastik, por duhet të theksohet edhe kontributi i jashtzakonshëm dhe ambicioz i presidentit Istrefi Nderim i cili nuk është kursyer aspak për ekipin e vendlindjes se tij, duke e rikthyer atë në ditët e tij më të mira.

KF Veleshta tashmë ka kurorëzuar një ambicje disa vjecare dhe kjo falë të gjithë trajnerëve, futbollistëve dhe drejtuesve të kësaj skuadre 20 vitet e fundit, e sidomos të mërgimtarëve të cilët i kanë qëndruar gjithmonë pranë.StrugaLajm

Tani është koha për të festuar por edhe për tu përgatitur që me lojë dhe rrezultate të rikthejmë nderin tek ata që na mbështetën për 20 vjetë dhe më shumë.StrugaLajm

Forca Veleshta, vazhdojmë përpara, tash jemi më pranë ligës së parë.🥇🏆⚽️

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...