Vendimi për bojkot të mësimit në Labunishtë dhe Strugë shtyhet

Pas vendimit për bojkot të mësimit në shkollat fillore dhe të mesme në Labunishtë dhe Strugë ka reaguar Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila ka kërkuar takim për të gjetur një zgjidhje për problemin aktual me guroret.

“Pas vendimit të shpallur për bojkotimin e mësimit, ka pasu reagim nga Qeveria e RMV-së, e cila do të organizojë takim të enjten (26.01.2023) me Komunitetin Lokal dhe Natura Lab, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për problemin aktual me guroret. Prandaj, vendimi për bojkot tërhiqet, përkatësisht shtyhet. Presim rezultat pozitiv”, thuhet në kumtesëm e Shoqatën Natyra Lab Labunishtë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...