“Video dashurie”e rrëzoi Fatmir Xhafën? 

Për të rrëzuar Fatmir Xhafën nga posti i ministrit të brendshëm nuk ishte një gjë e lehtë, sepse pozitat e tija, sidomos ndërkombëtare, ishin shume të forta. Fatmir Xhafa pati një takim shumë të rëndësishëm në SHBA, me homologun e vet amerikan, ndërsa Brukseli dhe autoritetet gjermane, e vlerësonin shumë dhe hapur.
Kishte shumë zëra, që Fatmir Xhafa, ishte njeriu më i besuar në luftën kundër krimit të organizuar, nga ana e ndërkombëtarëve dhe kjo gjë, nervozonte shumëkënd në Partinë Socialiste.

Mirëpo situata e pas arrestimeve të fundit në Shijak, që pasonin disa operacione të suksesshme kundër krimit të organizuar në Shkodër, tronditja e Vangjush Dakos dhe vendosmëria e Fatmir Xhafës, e bën të domosdoshme largimin e tij, nga Ministria e Brendshme.

Për të bërë presionin vendimtar ndaj ish ministrit të brendshëm, flitet gjithmonë e më tepër, për një video rozë, ku përfshihet ish ministri i brendshëm dhe një zonjë e njohur e PS. Nga ana tjetër, mendohet se kjo video, mund të ishte fare mirë një videomontazh erotik me qëllim denigrues dhe aspak e vërtetë, por i ndodhur përpara një presioni të tillë, Fatmir Xhafa ka preferuar të japë dorëhqejen nga posti i Ministrit./ 360 grade/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...