Videoja që po bën namin te shqiptarët :Jam shqiptar

I filmuar nga nëna e tij, fëmija që në pamje nuk duket më shumë se 6 apo 7 vjeç, përlotet dhe tregon se ai nuk është kosovar, por shqiptar i Kosovës.

30 Janar, 2020 17:56 Përditësuar: 17:58

TIRANË– Një vogëlush është prekur jashtë mase teksa mësuesja e tij ka dashur ta zhvendosë në një shkollë kosovare. I filmuar nga nëna e tij, fëmija që në pamje nuk duket më shumë se 6 apo 7 vjeç, përlotet dhe tregon se ai nuk është kosovar, por shqiptar i Kosovës.

Biseda në video

Fëmija: Edhe mësuesja dontë të më çonte tek shkolla e kosovarëve…a jam kosovar? Jo

Mami: Po

Fëmija: Jo, s’jam kosovar  StrugaLajm

Mami: Po çfarë je

Fëmija: Jam shqiptar i Kosovës

Mami: Okej…

Kjo video është bërë mjaft virale dhe këmbëngulja e fëmijës, i cili përplas këmbët në tokë dhe nuk pranon se është kosovar , tregon shumë për pasojat e ndarjes së trevave shqiptare. Pamjet janë publikuar nga shumë personazhe të njohur, sidomos në Kosovë, të cilët mesa duket e ndiejnë vetën njësoj si vogëlushi në video: Jo kosovarë, por shqiptarë të Kosovës!

(f.m/dosja.al)

In : Aktuale

Loading...
loading...