LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Vidhet një veturë 900.000 denarë në qendër të Shkupit

Mbrëmë në rrugën “Amina Treti” në Shkup rreth orës 20:40 një person i panjohur ka vjedhur veturën “BMW”, transmeton Zhurnal.

Grabitësi ka shfrytëzuar pakujdesinë e pronarit të veturës O.M. (31) i cili e kishte lënë veturën e ndezur. Ai ka pasur për qëllim që të shkojë në një shitore të afërt dhe të kthehet për një kohë të shkurtë.

Askush nuk e ka vërejtur se si grabitësi ka hyrë në veturë dhe është larguar. Vlera totale e veturës kap shifrën prej 900.000 denarë.

Po ndërmirren gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button