Pamje ekskluzive të para 25 viteve – Ziadin Sela me veshje kombëtare duke vallëzuar “Foleja e Shqiponjave”
Në Strugë e njohin edhe për të kënduarit në mbrëmje të ndryshme apo edhe ahengje familjare. E kemi parë edhe duke i rënë kitarës.
Sot, in7 iu sjell pamje të para 24 viteve. Në festivalin “Këngë Jeho” të vitit 1996, Ziadin Sela shfaqet si valltar i SHKA “Drita” nga Livadhia. Në vallen që po e tregojmë për ju e që titullohet “Foleja e Shqiponjave”, Sela luan përkrahë vëllait të tij, Ramiut, i cili aktualisht jeton në SHBA.
SHKA Drita nga Livadhia njihet si një nga grupet më elitare të kohës, me shumë çmime dhe valle origjinale që edhe në ditët e sotme po luhen dhe vihen në skenë edhe nga grupe tjera.
Vallet e dala në skenë, ku luan edhe Ziadin Sela, janë krijuar nga legjenda e valleve popullore shqipe, Panajot Kanaçi. Ndërsa pas tij, me SHKA Drita ka punuar edhe mjeshtri tjetër dhe pasardhësi i Panajot Kanaçit, i madhi Rexhep Çeliku./in7.tv/