Viti 2020 ardhtë i mbarë dhe bardhë në vatrat tona

Muharrem Salihu, Asambleist në Komunën e Medvegjës njëhetit themelues i AFEDS uron qytetarët me rastin e festës së vitit të ri 2020.

Në mesazh urimin thuhet:

Të nderuar bashkëkombas,
Të dashur medvegjas,

Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2020!
Ardhtë i mbarë dhe bardhë në vatrat tona.

Uroj të keni më shumë shëndet, harmoni e prokopi në familje.

Në këtë fund viti, vjen natyrshëm të bërurit e një bilanci për punën tonë përgjatë të gjithë vitit 2019 që po mbyllet.

Ky vit ka qenë sa i vështirë, po aq edhe me arritje. Ne si medvegjas dhe shqiptarë në Serbi, jemi koshientë për vështirësitë që po kalojmë në jetën tona; për mohimin e të drejtave tona themelore si shtetas; për pasivizimin e adresave, për mungesën e investimeve, për braktisjen e vazhdueshme që na bëhet.

Nga ana tjetër, ne si Lëvizje “Të gjithë për Medvegjën dhe për Shqiptarët në Serbi”, me përkushtim, përpjekje dhe angazhim të vazhdueshëm kemi punuar fort dhe kemi përcjellë zërin e shqiptarëve si në nivel shtetëror, kombëtar e ndërkombëtar.

Në takimet e shumta me liderat shqiptarë të rajonit, me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, i kemi informuar për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Serbi, e veçanërisht në Medvegjë; për pasivizimin e adresave të pronave tona fizike, për shkeljen dhe mohimin e vazhdueshëm të të drejtave tona themelore.StrugaLajm

Përgjatë vitit 2019, kemi vendosur një komunikim të rregullt me ambasadat dhe zyrat e institucioneve ndërkombëtare relevante që veprojnë në Serbi, si Ambasada e SHBA-së, e Gjermanisë, Misionin e OSBE-së në Serbi, me Komisarin e Lartë pranë OSBE-së në Hagë; me zyrtarë të lartë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni; me lobin shqiptaro-amerikan në SHBA, me organizata dhe veprimtarë aktivë të çështjeve shqiptare në vende të ndryshme të Evropës; me Kongresmenin dhe mikun e shqiptarëve z. Eliot Engel, si dhe të tjerë personalitete e zyrtarë në Evropë e SHBA, që mbështesin dhe mbrojnë çështjen e shqiptarëve, kryesisht të atyre që banojnë në Serbi.

Çështjet dhe shqetësimet tona përgjatë vitit 2019 gjetën një pasqyrim edhe më të gjerë në median e shkuar dhe atë vizive, si në Shqipëri, rajon e më gjerë, si p.sh. Zëri i Amerikës, TVSH, NEWS24, TV SYRI,KTV, RTK, INA etj.

Në kuadër të “respektimit të ligjit”, pasivizimi i adresave të banorëve të Medvegjës, bëhet me synimin e qartë që komuna të zbrazet nga shqiptarët.

Ne duhet të bashkojmë forcat tona që të frenojmë dhe ndalim këtë fenomen dhe të mos lejojmë që pasivizimi i adresave të prekë edhe Bujanocin dhe Preshevën.
Etapa e rradhës e punës sonë do të jetë organizimi i një proteste paqësore në kufirin në Mutivodë, në vendin ku qeveria serbe më 13 shtator 2015 mbylli kufirin dhe përmes moslejimit të shqiptarëve për të ardhur në tokat dhe shtëpitë e tyre, mohuan ushtrimin e të drejtës themelore, votën.

Protesta jonë, si një veprimtari demokratike dhe qytetare do të synojë të përcjelli kërkesat e shqiptarëve në Serbi, për respektimin e të drejtave themelore të njeriut, për trajtim të barabartë, për mbrojtje të pronave, shtëpive dhe vazhdimësisë së jetesës sonë në tokat që na kanë lënë të parët tanë.

Ne jemi të vendosur të përdorim të gjitha mjetet demokratike e ligjore për të mbrojtur të drejtat tona; nuk do të rreshtim së deklaruari dhe denoncuari persekutimin që na bëhet ne shqiptarëve; nuk do të ndalim së punuari për të demokratizuar shoqërinë tonë dhe për të promovuar diversitetin dhe bashkëjetesën shumëetnike.

Shumë shqiptarë po i bashkohen gjithnjë e më shumë kauzës sonë dhe ne ftojmë drejtuesit politik shqiptarë, shoqërinë civile dhe bashkëkombasit tanë për të unifikuar zërin tonë dhe për t’u bashkuar masivisht kësaj ftese. Pasi vetëm sëbashku mund t’ia dalim.

Në emër të të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, unë falenderoj të gjithë kontribuesit e çështjes shqiptare, miqtë e dashamirësit tanë për ndihmën që na kanë dhënë dhe median për pasqyrimin me vërtetësi të problemeve të shqiptarëve në Serbi thuhet kështu në urimin e
Muharrem Salihut, Asambleist në Komunën e Medvegjës njëhetit themelues i AFEDS- it.

In : Aktuale

Loading...
loading...